23:18 / E Hënë, 25 Qershor 2018 / indeksADMonline

Edhe Bebe Rexha krenare që është shqiptare (Foto)

Këto ditë kur të gjithë shqiptarët janë ndjerë mëse krenarë për prejardhjen e tyre falë golave që Xherdan Shaqiri e Granit Xhaka i bënë kundër Serbinë, hijeshinë ia ka shtuar më shumë edhe Bebe Rexha.

Këngëtarja që po çan top listat botërore me hitet e saja, ka publikuar postimin e një personi në Instagram që tregon se Bebe-aj është këngëtarja shqiptare e saj e preferuar.

“Kur udhëton për në San Fransisko dhe sheh një billboard të një prej këngëtareve më të pëlqyera shqiptare”, shkruan në mbishkrimin e fotos që vajza e ka publikuar e kun ë billboard shihet Bebe-ja, transmeton Indeksonline.

Në fund të fjalisë është vendosur edhe flamuri kuqezi, andaj edhe këngëtarja nuk ka hezituar ta publikojë këtë postim në Instastoryn e saj./Indeksonline/