11:15 / E Mërkurë, 16 Maj 2018 / indeksADMonline

Edhe kafshët dinë të shtiren, e dëshmon ky leopard (Video)

Një turist shkoi me shokun e tij për të parë nga afër kafshët më të rrezikshme që ekzistojnë në botë.

Ai i hipi xhipit dhe me shokun shkuan në një vend në Afrikën veriore, pa e paramenduar rrezikun e mundshëm, transmeton Indeksonline.

Për një moment, një leopard i afrohet te këmba atij dhe e nuhat atë, duke e përkëdhelur edhe me kthetrat e tij.

Por, papritur leopardi i butë egërsohet dhe e grith turistin duke i shkaktuar plagë në këmbë.

Shoku që po voziste, shpejt e ndez veturën dhe duket se nga zhurma ai frikësohet e ikën. /Indeksonline/