22:31 / E Diele, 23 Shtator 2018 / indeksADMonline

Edhe për kundër rezultateve të dobëta, skuadra kosovare i beson trajnerit

Trepça ’89 ka njoftuar se vazhdon t’i besoj trajnerit aktual Gugash Magani.

Skuadra nga Mitrovica nuk po kalon momente të mira, ku në pesë ndeshje ka vetëm gjashtë pikë.

Përmes një njoftimi, Trepça 89 ka bërë të ditur se do të vazhdoj t’i besoj trajnerit nga Shqipëria.

Ky është njoftimi i tyre:

Njoftim
Pas mbledhjes se mbajtur, Kryesia e Klubit ja beson vazhdimesin e punes Trejnerit Profesor Gugash Maganit duke shpresuar se do te kalojme kete krize momentale dhe do ti kthehemi rezultateve pozitive.
Me Respekte
Kreyesia e KF Trepça ’89 FC
Presidenti z. Abedin Zeka BEKI