23:33 / E Martë, 13 Shkurt 2018

Edhe pse barazoi, Juventus mban “rekordin” e frikshëm

Juventusi barazoi 2-2 kundër Tottenhamit në Alianz Stadium në ndeshjen e Ligës së Kampionëve.

Pas këtij barazimi, kampionët italian ngritën në kuotën e 27 ndeshjeve pa humbje në shtëpi në kompeticionin evropian.

Gjatë kësaj kohe, Zonja e Vjetër ka shënuar 16 fitore dhe 11 herë është ndarë në barazim.

Humbjen e fundit Juventusit ia shkaktoi në shtëpi Bayern Munchen në sezonin 2012/13, kur gjermanët fitonin 0-2. /IndeksOnline/