16:00 / E Premte, 20 Korrik 2018 / indeksADMonline

Edhe reperi i famshëm Gashi do të performojë në Sunny Hill (Foto)

Më 10 gusht do të nis festivali Sunny Hill, event ky i organizuar nga Dukagjin Lipa, babai i këngëtares së famshme, Dua Lipa e cila edhe do ta hap këtë ngjarje në Prishtinë.


Në kuadër të këtij festivali që do të zgjasë deri më 12 gusht, do të performojnë emra të njohur, jo vetëm shqiptar, por edhe me famë botërore.

Sot është bërë e ditur nga organizatorët përmes një postimi në llogarinë Facebook, se edhe reperi kosovar me famë botërore Kid Gashi, do të vij nga Amerika për të performuar në Prishtinë./Indeksonline/