08:00 / E Diele, 24 Qershor 2018 / indeksADMonline

Edhe sot ftohtë në Kosovë

Instituti hidrometeorologjik i Kosovës ka njoftuar se sot vendi ynë do të jetë nën ndikimin e masave të ftohta të ajrit me origjinë nga veriu.

Sipas institutit, në këtë situatë meteorologjike parashihet  të mbajë mot i ftohtë dhe pa reshje shiu.

Temperaturat minimale parashihen të ulën ndjeshëm në të dy vlerat ekstremale, minimalet nga 8-10 gradë Celsius, ndërsa maksiamlet e ditës parashihet të lëvizin ndërmjet 18-20 gradë Celsius.

“Shtypja atmosferike do të lëvizë rreth vlerave të normales. Indeksi UV mbetet i ulët deri mesatar. Do të fryjë erë nga verilindja dhe veri-perëndimi me shpejtësi  1-6m/s. Pjesa e parë e javë së ardhshme parashihet të jetë me reshje shiu dhe me temperatura  afërsisht të ngjashme me të vikendit”, thuhet në komunikatë./Indeksonline/

Temat: