14:09 / E Enjte, 11 Janar 2018 / indeksADMonline

Edi Rama e quan historike miratimin e ligjit për gjuhën shqipe në Maqedoni

Miratimit të ligjit për gjuhën shqipe në Kuvendin e Maqedonisë i është gëzuar kryeministri shqiptar, Edi Rama. Ai këtë e ka quajtur arritje historike të shqiptarëve në shtetin maqedon.

Rama ka thënë se ky ligj i ndihmon edhe vet demokracisë në Maqedoni.

“Miratimi nga parlamenti në Shkup i ligjit të gjuhës shqipe një arritje historike për shqiptarët që demokratizon e forcon vetë Maqedoninë????”, ka shkruar ai në llogarinë e tij në Facebok, transmeton Indeksonline.

Ndryshe, ndonëse duheshin 61 vota për t`u kaluar, ligji është miratuar në Kuvendin maqedon me 69 vota pro.

Pa pjesmarrjen e deputeteve të opozitës VMRO-DPMNE-së, Kuvendi i Maqedonisë vendosi sot ta kalojë ligjin për përdorimin e gjuhëve. Debati për ligjin e gjuhëve në Kuvend filloi më pesë shtator të vitit të kaluar në Komisionin kuvendor për Çështje Evropiane, ndërsa shumica parlamentare e aprovoi nevojën për miratimin e tij më 15-të nëntor të vitit të kaluar./Indeksonline/