21:20 / E Shtunë, 24 Mars 2018 / indeksADMonline

Edon Zhegrova: Golin ia dedikoi gjithë kosovarëve

Edon Zhegrova ka thënë se është një emocion i veçantë të luash për shtetin tënd.

18 vjeçari që paraqitet për Genkun në Belgjikë, ka debutuar me gol në ndeshjen që Kosova e fitoi 1:0 ndaj Madagaskarit në Paris.

“Për mua ka qenë një ditë e veçantë, të luash për shtetin është emocion i veçantë, dhe të shënosh gol, është një ndjenjë e mirë për mua”, ka deklaruar Zhegrova për SuperSport Kosova.

“Të gjithë kanë luajtur mirë, shpresoj të vazhdojmë kështu dhe të arrijmë suksese”, ka vazhduar ai, derisa diskutonte për ndeshjen.

I pyetur nëse ka një dedikim për golin, Zhegrova është përgjigjur:”Sot dedikimi është për gjithë kosovarët, për shtetin e Kosovës, jam shumë i lumtur”.