12:53 / E Hënë, 20 Gusht 2018 / indeksADMonline

Efekti CR7 – Real Madridi ”thyen” rekordin 9-vjeçar në tribuna

Një numër relativisht i ulët i tifozëve e kanë qenë të pranishëm mbrëmë në ndeshjen e parë të Real Madridit në La Liga.

Real Madridi e nisi me këmbë të mbarë edicionin e ri të La Ligas duke e mposhtur 2-0 rivalin e qytetit Getafe.

Ajo që mund të shqetësojë më shumë drejtuesit e klubit madrilen janë tifozët, të cilët erdhën në numër shumë të vogël për të përkrahur ekipin e tyre të zemrës.

Në fakt ky është numri më i vogël i tifozëve të pranishëm në një ndeshje të Realit si vendas në 9 vitet e fundit, që përkon me periudhën para se në skuadër të vinte Cristiano Ronaldo, i cili këtë verë u largua nga “Los Blancos”.

Vetëm 48.466 tifozë kanë qenë mbrëmë në Bernabeu, stadium ky që ka kapacitet prej 81.000 ulësesh.