14:28 / E Premte, 31 Gusht 2018 / indeksADMonline

Efekti i ushtrimeve fizike në hormonet metabolike

Hulumtuesit nga Danimarka kanë zbuluar se stërvitja kardio apo edhe ushtrimet tjera te rregullta kanë ndikim në hormonet metabolike.

Trajnimi i kardio dhe trajnimi i forcës ndikojnë në hormonet tona metabolike në mënyra të ndryshme.

Hulumtimi ka thelluar të kuptuarit tonë se si mënyra të ndryshme të ushtrimit ndikojnë në trup.

Një gjetje e rëndësishme është se ushtrimet e rregullta, jo ato me peshëngritje, rrisin hormonin e metabolizmit të quajtur fibroblast faktor 21 (FGF21), kurse trajnimi me forca ul një tjetër faktor të rritjes të quajtur fibroblast 19 (FGF19), transmeton Indeksonline.

Metabolizmi dhe stërvitja

Fjala metabolizmi vjen nga fraza greke për “të ndryshuar”, por ne e përdorim atë për t’iu referuar të gjitha proceseve që nxjerrin dhe përdorin energji për të mbështetur jetën.

Këto radhiten nga frymëmarrja, tretja dhe rregullimi i temperaturës deri tek tkurrja e muskujve, mbajtja e trurit dhe nervat në funksion dhe heqja e mbeturinave përmes venave dhe urinës.

Metabolizmi ndryshon gjatë jetëgjatësisë. Ndërsa rritemi, ne djegim më pak kalori dhe ndryshojmë tretjen tonë. Ne gjithashtu humbim muskujve dhe shtojmë peshë kur nuk merremi me aktivitet fizik dhe nuk kujdesemi për mënyrën e të ushqyerit./Inedksonline/