17:58 / E Hënë, 07 Maj 2018 / indeksADMonline

“Eja te Unitedi”/ Hazard: Nuk ka shanse! (Video)

Eden Hazard nuk e ka ndërmend ta lë Chelsean për rivalin, Manchester United.

Anësori nga Belgjika po kalon një formë të shkëlqyer te Blutë e Londrës. Edhe pse shumë spekulime e largojnë atë nga “Stamford”, Eden ka qetësuar në njëfarë mënyre tifozët Blu, shkruan IndeksOnline.

Në një video të publikuar nga Ahmed Alsanawi, i njohur si berberi personal i futbollistëve të Chelseat, shihet Hazard duke e konfirmuar të ardhmen.

Teksa bën video, Hazard lexon një koment të një tifozi i cili i kërkon atij që të vjen në “Old Trafford”, te Manchester United.

“Eja në United”, ishte komenti i tifozit, kurse Eden Hazard ia kthen “Nuk ka shansa” dhe fillon të qeshë me zë të lartë.

Eden ka kontratë me Chelsean deri në vitin 2020, por ai shumë shpejtë pritet të marr një vendim. Të interesuar për të janë shumë klube, përfshi; Real Madridin, PSG-n dhe Manchester Cityn./IndeksOnline/