15:07 / E Mërkurë, 04 Korrik 2018 / indeksADMonline

Ekipi i Rugbyt fjeti në rrugë tërë natën, kjo është arsyeja (Foto)

Kombëtarja e Zimbabvesë në Ragby, po përgatitet të përballet me Tunizinë në një ndeshje të Kupës së Afrikës.

Por, një ngjarje interesante ka ndodhur para ndeshjes. Ekipi u detyrua të fle një ditë në rrugë, për shkak të kushteve të varfëra të hotelit.

Ata po ashtu u detyruan t’i shtonin nga 600 euro për viza në aeroport.

Federata e Rugbyt në Afrikë përmes një komunikate i ka kërkuar falje ekipit nga Zimbabve për organizimin e dobët./IndeksOnline/