18:31 / E Enjte, 12 Korrik 2018

Ekipi për Pajtimin, i themeluar nga Thaçi, merr një vendim!

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi sot ka mbajtur takimin e radhës ku ka njoftuar se Ekipi Përgatitor për të vërtetën dhe Pajtimin  ka miratuar rregulloren dhe  planin e punës.

Zyra e Presidentit përmes një njoftimi ka bërë të ditur se Ekipi Përgatitor është themeluar për të ndërtuar infrastrukturë teknike e ligjore për Komisionin për të Vërtetën dhe Pajtimin, transmeton Indeksonline.

“Ai përbëhet nga 4 përfaqësues të institucioneve shtetërore, Presidenca, Qeveria dhe Kuvendi i Kosovës, si dhe 5 përfaqësues nga shoqëria civile dhe ekspertë të proceseve të ballafaqimit me të kaluarën.

Ky ekip vepron që nga 1 maji 2018 dhe takohet në baza të rregullta javore.

Me miratimin e dokumenteve themelore të Ekipit Përgatitor, tani puna do të përqendrohet në përgatitjen e akteve juridike, dokumenteve dhe hapësirave të Komisionit për të Vërtetën dhe Pajtimin.

Ekipi Përgatitor ka afat 18 muaj që ta përfundojë punën e vet”, thuhet në njoftim./Indeksonline/