16:12 / E hënë, 09 Janar 2017

184 milionë euro vlera e investimeve të huaja në Kosovë

184 milionë euro vlera e investimeve të huaja në Kosovë

Që nga janari deri në shtator të vitit 2016,  në Kosovë janë investuar jo më pak se 184 milionë euro. Kështu tregon raporti i publikuar nga Banka Qendrore e Kosovës.

Shtetet të cilat kanë investuar më së shumti janë, Zvicra, Britania e Madhe, Turqia, Gjermania, Amerika e Austria, shkruan Indeksonline.

Ndërsa këto investime shihet se janë bërë në sektorë të ndryshëm. Sektorët ku janë investuar më së shumti para janë patundshmëria, qiradhënia, e aktivitetet tjera biznesore.

Nuk mungojnë as sektorët si ndërtimi, shërbimet tregtare, shërbimet financiare, e energjetika.

“Vlera e IHD-ve për periudhën Janar – Shtator 2016 (sipas BQK-së) është 184 milionë €. Shtetet që kanë investuar më së shumti janë: Zvicra, Britania e Madhe, Turqia, Shqipëria, Gjermania, Amerika, Austria. Ndërsa, sektorët ku është investuar janë: patundshmëria, qiradhënia dhe aktivitetet tjera biznesore, ndërtimi, shërbimet tregtare, shërbime tjera, shërbime financiare, dhe energjetika”, tregojnë të dhënat e Ministrisë së Tregtisë dhe Industrisë.

 Shuhen 2 mijë e 290 biznese

Deri më tani në Kosovë, sipas të dhënave të publikuara nga MTI, janë regjistruar 10 mijë e 504 biznese. Ndërsa janë shuar 2 mijë e 290 biznese.

Numri i bizneseve me pronarë të huaj thuhet të jetë diku 655, ndërsa të shoqërive me përgjegjësi të kufizuar 3 mijë e 979.

“Është avancuar regjistri i pengut dhe ofron shërbime shumë të avancuara sipas kërkesave të bankave. Janë regjistruar 10,504 biznese ndërsa janë shuar 2,290 biznese.  Nr. i bizneseve me pronarë të huaj 655; shoqëri me përgjegjësi të kufizuar 3,979”, thuhet në raportin e MTI-së. /Indeksonline/

Lexo të tjera