14:28 / E mërkurë, 28 Dhjetor 2016

2016-ta viti më i suksesshëm i pasluftës për Trepçën

2016-ta viti më i suksesshëm i pasluftës për Trepçën

Viti 2016 ka reflektuar suksese dhe ballafaqime me sfida të ndryshme për Trepçën.

Megjithatë, është viti më i suksesshëm i pasluftës, ndërsa në krahasim me vitin e kaluar, gjendja financiare është për 109 për qind më e mirë.

Kështu ka bërë të ditur mes tjerash menaxheri i përgjithshëm i Ndërmarrjes Trepça, Ahmet Tmava, gjatë konferencës së fundvitit me gazetarë, që u mbajt sot në Mitrovicë. Sipas tij, nuk është më aspiratë, por realitet, se Ligji për Trepçën tani e njeh atë vetëm si një tërësi e cila do të funksionojë si e tillë dhe jo ndryshe.

Lexo të tjera