15:32 / E hënë, 31 Korrik 2017

​AKP-ja shiti 36 asete në vlerë 3 milionë e 919 mijë euro

​AKP-ja shiti 36 asete në vlerë 3 milionë e 919 mijë euro

Agjencia Kosovare e Privatizimit (AKP) të hënën në ceremoninë e hapjes së ofertave të shitjes së aseteve për mes likuidimit numër – 34, ka pranuar gjithsejtë 110 oferta dhe shuma totale e pranuar nga ofertuesit më të lartë ishte 3 milionë e 919 mijë e 412 euro.

Oferta më e lartë në këtë valë ishte ajo e ofertuesit L67 në vlerë prej 911 mijë për Shipad Komerc Depo në Pejë, ndërsa, oferta më e lirë ishte e ofertuesit L59 për NSh “Zadruga Shtëprcë- Toka Bujqësore Jazhince” në vlerë prej 3 mijë e 700 euro.

Në këtë Valë të privatizimit ishin paraparë në likuidim 80 asete apo ndërmarrje shoqërore anë e mbanë Kosovës.

Në këtë Valë të privatizimit ka pasur në shitje kryesisht toka bujqësore, asete këto të ndërmarrjeve shoqërore në likudim.

Po ashtu, në këtë Valë të privatizimit ka pasur asete në shitje edhe nëpër vendbanime, komuna me shumicë serbe.

Temat:
Lexo të tjera