13:23 / E premte, 04 Gusht 2017

​AKP shpall shitjen e aseteve tjera

​AKP shpall shitjen e aseteve tjera

Agjencia Kosovare e Privatizimit sot zyrtarisht ka shpallur shitjen e aseteve përmes likuidimit.

Sipas një komunikate të AKP-së, lista e tenderëve për privatizim me shitje të aseteve nr. 35 përmban 65 asete/njësi.

“Të gjitha këto njësi/asete do të privatizohen përmes metodës së shitjes përmes likuidimit. Pas mbledhjes së Bordit të Drejtorëve, të mbajtur në muajin korrik 2017, AKP ka njoftuar menaxhmentin e NSH-ve dhe Komunat përkatëse se këto ndërmarrje shoqërore, si dhe asetet e NSH-ve do të privatizohen dhe ka shpallur njoftimin për tender në faqen e saj të internetit ëëë.pak-ks.org dhe në të gjitha gazetat vendore. Afati i fundit për parakualifikim për shitjet e aseteve përmes likuidimit nr.35 do të jetë data 30 gusht 2017”, thuhet në njoftimin e AKP-së.

Dita për dorëzimin e ofertave do të jetë më 06 shtator, nga ora 10:00 deri në orën 12:00, kurse hapja e ofertave do të bëhet po të njëjtën ditë duke filluar nga ora 12:30.

Temat:
Lexo të tjera