14:56 / E shtune, 07 Tetor 2017

Bankat vazhdojnë të largojnë selitë nga Katalonia

Bankat vazhdojnë të largojnë selitë nga Katalonia

Fondacioni bankar La Caixa, e cila menaxhon kompanitë që kontrollojnë Caixbank, njoftoi sot se do të zhvendosë selitë e veta në Palma de Majorka, derisa të vazhdojë politika e destabilitetit në Katalonia.

Caixbank ka bërë të ditur sot se ka marrë vendimin për zhvendosjen e selisë së saj në Valencia, për shkak të gjendjes aktuale në Katalonia, ku është paralajmëruar shpallja e pavarësisë nga Spanja, pas referendumit të mbajtur më 1 tetor.

Lexo të tjera