12:39 / E premte, 06 Tetor 2017

BERZH mbështet gratë në biznes

BERZH mbështet gratë në biznes

Banka Evropiane për Rindërtim dhe Zhvillim (BERZH) nëpërmjet Programit për “Gratë në Biznes”, po i krijon mundësi këtij komunitetit të analizojnë e hartojnë falas plan biznese për zhvillimin e sipërmarrjeve të drejtuara nga vetë gratë.

Sipas BERZH, programi ka për qëllim t’i ndihmoj gratë në biznes për rritjen e efiçiencës në biznesin e tyre, duke u fokusuar tek burimet njerëzore si edhe tek zhvillimi i markës apo rrjetëzimit me biznese të tjera.

Ekspertët e fushës shprehen se, “programi në mbështetje të grave në biznes do të ndikojë në pjesëmarrjen më të lartë të grave në sipërmarrje të reja, çka do të kontribuonte në një shoqëri më të balancuar dhe progresive”.

Gratë sipërmarrëse në Shqipëri përballen me shumë sfida, ndaj dhe BERZH po i mbështet ato duke krijuar mundësi financimi dhe këshillimi, të nevojshme për rritjen e bizneseve të tyre.

Temat:
Lexo të tjera