13:59 / E mërkurë, 06 Shtator 2017

Bien çmimet e importit në Shqipëri

Bien çmimet e importit në Shqipëri

Indeksi i çmimeve të importit u ul me 1.5 %, në krahasim me tremujorin e dytë 2016 dhe me 0.7 %, në krahasim me tremujorin e parë 2017.

Ndryshimi vjetor i indeksit të çmimeve të importit, në tremujorin e dytë 2017 është -1.5 %. Çmimet e importit të produkteve në aktivitetet e industrisë përpunuese kanë shënuar ulje me 1.4 %, krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit të mëparshëm.

Ndikimin kryesor në këtë rënie e kanë dhënë çmimet e importit të produkteve bujqësore të përpunuara me 3.0 %, të përpunimit të koksit dhe nënprodukteve të naftës me 0.2 %, prodhimit të kimikateve dhe produkteve kimike” me 1.9 %.

Krahasuar me tremujorin e dytë 2016, çmimeve e importit të produkteve në aktivitetin e nxjerrjes së mineraleve të tjera kanë shënuar rritje me 0.5 %.

Në tremujorin e dytë 2017, ndryshimi tremujor i indeksit është -0.7 %. Çmimet e importit në seksionin e industrisë nxjerrëse pësuan rritje me 1.1 %, ndërsa në seksionin e industrisë përpunuese pësuan rënie me 0.8 %, krahasuar me tremujorin paraardhës.

Lexo të tjera