09:52 / E premte, 14 Prill 2017

Bizneset kundërshtojnë fiskalizimin e ri (FOTO)

Bizneset kundërshtojnë fiskalizimin e ri (FOTO)

831 biznese kanë mbledhur nënshkrime për të shprehur kundërshti ndaj fiskalizimit të ri që parashihet me pakon e re fiskale.

Përfaqësuesit e biznesve janë ankuar se vendosja e sistemit të ri fiscal poi  dëmton bizneset e tyre për shkak të kostos së lartë dhe se duhen të heqin arkat e fiskale që kanë për të blerë të rejat.

Përmes një emaili   drejtuar Ministrit te Financave Avdullah Hoti dhe drejtorit te ATK-se Sakip Imer, ata janë shprehur se do të kundërshtojnë me çdo formë sistemin e ri fiscal.

“Ne kundërshtojmë çfarë do kosto shtesë për fiskalizim të cilën e konsiderojmë të panevojshme duke marrë për bazë se ne përmes arkës fiskale deklarojmë çdo shitje dhe të njëjtën e raportojmë në ATK. Ky është mosbesim ndaj nesh si tatim-pagues të rregullt dhe rëndesë shtesë në një kohë kur presim që Qeveria të ndihmojë bizneset tona me lehtësira në të bërit biznes dhe jo na rëndojë me kosto shtesë për një raportim të cilin e kryejmë përmes arkës fiskale” thuhët në letrën e tyre drejtuar Ministrisë së Financave dhe ATK-së./Indeksonline

Lexo të tjera