07:21 / E martë, 14 Mars 2017

Boeing do të ndërtojë një fabrikë për prodhimin e avionëve në Kinë

Boeing do të ndërtojë një fabrikë për prodhimin e avionëve në Kinë

Gjiganti amerikan i avionëve, “Boeing”, do të ndërtojë një fabrikë për prodhimin e avionëve model 737 në lindje të Kinës, në fund të marsit.

“Fabrika do të ndërtohet në qytetin e Zhoushan, në provincën Zhejiang, në bashkëpunim me kompaninë shtetërore Commercial Aircraft Corporation of China (COMAC)”, njoftoi agjencia kineze e lajmeve Hsinhua.

Kjo fabrikë pritet të prodhojë rreth 100 avionë në vit, me modelin e parë që do të dalë në fund të vitit tjetër.

“Prodhuesi amerikan i avionëve dhe COMAC kanë nënshkruar një marrëveshje në tetor 2016”, deklaroi Hsinhua. 

Lexo të tjera