20:06 / E diel, 19 Mars 2017

Eksporti në Kosovë, simbolik

Eksporti në Kosovë, simbolik

Eksporti në Kosovë vazhdon të jetë simbolik krahasuar me importin.

Vitin e kaluar Kosova ka eksportuar rreth 280 milionë euro ndërsa ka importuar mallra 2.7 miliardë euro.Njohësit e çështjeve ekonomike vlerësojnë se për tu rritur eksporti në vend, përveç përkrahjes institucionale, nevojitet edhe rritja e nacionalizmit ekonomik

“Mungojnë kampanja vetackonomik, atëherë si mund të priten rezultate pozitive”, ka thënë  kryetari i Odës Ekonomike Safet Gërxhaliu. 

Gërxhaliu thotë se miratimi i ligjit për Tegeti të Brendshme do të mundësonte përafrimin e eksport-importit.Megjithatë, eksportimi i mbeturinave të metaleve  tash e sa vjet prinë në listën e eksporteve kosovare.Këtë e ka konfirmuar për televizionin publik zëdhënësi i  Doganës së Kosovës Adriatik Stavileci

“Eksporti i Kosovës ka mbet në disa produkte siç janë mbetjet e hekurit dhe xeheve. Në fakt viteve të fundit kemi pasur një zhvillim më pozitiv për shkak se kanë filluar të eksportohen lëngjet si verërat”, tha Stavileci.

Lexo të tjera