13:15 / E premte, 07 Korrik 2017

Erëza Vela zgjidhet kryesuese e Komitetit të Grave Lidere të Odës Amerikane

Erëza Vela zgjidhet kryesuese e Komitetit të Grave Lidere të Odës Amerikane

Komiteti i Grave Lidere i Odës Ekonomike Amerikane në Kosovë zgjodhi Erëza Velan si kryesuese të Komitetit.

Komiteti ka për qëllim t’u mundësojë grave lidere të anëtarëve një vend për adresimin e çështjeve specifike me të cilat përballen ato, ose shkëmbimin e ideve dhe përvojave, si dhe për të shërbyer si kampione të promovimit të grave në angazhimet afariste, të cilat do të ndihmonin në përmirësimin e strukturës gjinore afariste në Kosovë.

Vela njihet si avokuese e fuqizimit ekonomik të gruas, me ç'rast ka zhvilluar edhe platformën për fuqizimin ekonomik të grave.

Lexo të tjera