07:48 / E hënë, 28 Gusht 2017

KESH blen energjinë për shtatorin

KESH blen energjinë për shtatorin

Korporata Elektroenergjetike Shqiptare (KESH) bleu 115 mijë megavat energji elektrike, përmes kredisë së dhënë nga Banka Botërore. Sipas njoftimit zyrtar, çmimi mesatar i blerjes rezultoi 62.33 euro për megavat, duke bërë që KESH të shpenzojë rreth 7.2 milionë euro.

“Komisioni i Vlerësimit të Ofertave renditi ofertat duke nisur nga çmimet/njësi më të ulëta dhe kapacitetet përkatëse deri në sasinë e kërkuar nga KESH sh.a. dhe i dërgoi Bankës Botërore Raportin e Vlerësimit të Ofertave për dhënien e miratimit/”no objection”, sipas përcaktimeve të bëra në Manualin e Operimit. Në datën 24 gusht 2017, Banka Botërore dërgoi miratimin e saj/”no objection””, thuhet në njoftimin zyrtar të KESH-it.

Energjia do të përdoret për të përballuar konsumin e muajit shtator. Në dy muajt e fundit, vendi ka importuar mbi 52 milionë euro energji elektrike nga jashtë. Paralelisht me KESH-in, edhe Operatori i Shpërndarjes së Energjisë Elektrike ka hapur tender për të blerë një sasi tjetër prej 274 mijë megavat, që do të përdoret po për muajin shtator.

Lexo të tjera