13:39 / E hënë, 02 Tetor 2017

Këto institute i reagojnë Haradinajt për shkarkimin e anëtarëve të bordeve

Këto institute i reagojnë Haradinajt për shkarkimin e anëtarëve të bordeve

Instituti për Politika Zhvillimore (INDEP), Instituti për për Studime të Avancuara (GAP) dhe Grupi për Studime Juridike dhe Politike (GLPS) i janë drejtuar sot përmes një letre kryeministrit, Ramush Haradinaj, si reagim ndaj vendimit të 29 shtatorit të marrë nga kryeministri për shkarkimin e 10 anëtarëve të bordeve të ndërmarrjeve publike.

“Ne argumentojmë se vendimi i marrë paraqet zbatim selektiv të ligjit dhe nuk e çon në zbatim të plotë punën e deri tashme të shumë akterëve, përfshirë neve, për depolitizimin e bordeve të ndërmarrjeve publike. Vendimi për shkarkimin e dhjetë drejtorëve të bordeve të ndërmarrjeve publike nuk mirëpritet e as mbështetet nga ne për një sërë arsyesh. Së pari, ky vendim paraqet zbatim selektiv të ligjit dhe të opinionit të Agjencisë Kundër Korrupsionit pasi janë shkarkuar vetëm 10 nga 19 anëtarët e bordeve që janë emëruar në kundërshtim flagrant me Ligjin Nr. 03/L-087 për Ndërmarrjet Publike”, thuhet në reagim.

Arsyeja e dytë e kundërshtimit të këtij  është sepse siç vlerësojnë këto institute , sikur ky vendim ta kishte për qëllim zbatimin e ligjit, do të pasonte faza e emërimit nëpër këto pozita të anëtarëve të tjerë nga Listat Rekomanduese, ashtu siç e kërkon ligji.

“Së treti, pjesë e këtij vendimi janë anëtarë të një organi i cili nuk është më nën përgjegjësinë e Qeverisë, por të Kuvendit të Kosovës dhe është vetëm Kuvendi ai që mund t’i shkarkojë këta drejtorë”, thuhet tutje në reagim.

INDEP, GAP,, GLPS thonë se  shkarkimi i anëtarëve të KOSTT paraqet ndërhyrje në kompetencat e Kuvendit të Kosovës dhe mund të jetë i dëmshëm për pavarësinë e operatorit dhe pozitën e tij në një treg që tashmë ka filluar të liberalizohet. 

Lexo të tjera