15:27 / E mërkurë, 15 Mars 2017

“Kosova e interesuar ta zhvillojë ekonominë”

“Kosova e interesuar ta zhvillojë ekonominë”

Ministrja për Dialog, Edita Tahiri, mori pjesë në Konferencën e Fondacionit Evropian të Edukimit në Shtutgart të Gjermanisë, me ç‘rast është bërë anëtarësimi i Kosovës në Programin Trans nacional të Danubit, i cili ka për synim lidhjen e edukimit me punësimin, e njohur gjithashtu si arsimi dual.

Në këtë aktivitet, Tahiri, ishte së bashku me ministrin e Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë,  Arsim Bajrami.

Në kuadër të takimit të komitetit drejtues, ajo  tha se Kosova është e interesuar që të zhvillojë ekonominë dhe të rrisë vendet e punës, prandaj modelet e avancuara të arsimit që lidhin ekonominë, ndërmarrësin dhe partneritetin me sektorin privat përbëjnë një drejtim të rëndësishëm në transformimet e duhura arsimore në epokën e teknologjisë informative dhe digjitalizimit.

Në këtë kontekst, ajo theksoi rëndësinë që Kosova të jetë anëtare e Programit Trans nacional të Danubit nën udhëheqjen e Gjermanisë.

Lexo të tjera