09:53 / E mërkurë, 09 Gusht 2017

Kosova ka siguruar vetëm 50 përqind të nevojave për bukë

Kosova ka siguruar vetëm 50 përqind të nevojave për bukë

Kosova vazhdon të mos ketë prodhimtari të mjaftueshme të grurit edhe në këtë vit, por në të njëjtën kohë vazhdon të jetë importues i madh i këtij artikulli nga Serbia. Ndër arsyet e rënies së prodhimtarisë së grurit në vazhdimësi është dekurajimi i fermerëve për çmimin e ulët të grurit dhe mungesa e nxitjes së masave stimuluese nga shteti.

Kështu mendojnë ekspert të bujqësisë, të cilët rekomandojnë Ministrinë e Bujqësisë se fermerët duhet stimuluar krahas produktivitetit të punës dhe të ndryshojë metodologjia e subvencionimit. 

Ndonëse, zyrtarë të Ministrisë së Bujqësisë thonë se për subvencionim e produktivitetit nuk ka mekanizma të mjaftueshëm.

Profesori në fakultetin e Bujqësisë, Imer Rusinovci thotë se sipërfaqet kultivuese me grurë në këtë vit kanë qenë më të ulëta në raport me vitin e kaluar, por edhe mesatarja e prodhimtarisë nuk është e kënaqshme në raport me potencialet prodhuese që kanë kultivuesit e grurit.Ai tha se në nivel vendi është realizuar një mesatare prodhuese e grurit 3.5 deri 4 tonë për hektarë, varësisht nga lokaliteti ose nga zona prodhuese.

Rusinovci bëri me dije se metodologjia e masave stimuluese për fermerët duhet të ndryshojë dhe të ketë kritere për produktivitetin e punës. Andaj, sipas tij, fermerët nuk duhet të jenë të de-motivuar dhe të dekurajuar, përkundrazi ata duhet të nxiten mes masave stimuluese që Kosova të siguron një prodhimtari të mjaftueshme vendore.Qeveria e Kosovës përkatësisht Ministria e Bujqësisë duhet ta ketë në prioritet ndër prioritete sektorin e grurit, sepse ka të bëjë me sigurimin e artikullit bazë gjegjësisht sigurimin e bukës dhe këto potenciale prodhuese, këto kondita agroekologjike që i ka Kosova përkojnë me një prodhimtari dukshëm më të lartë në raport me këtë të gjendjes ekzistuese.

 Ai mendon se mbi 50 përqind të sasisë së përgjithshme të nevojave ushqyese sërish edhe këtë vit do të importohen kryesisht nga Serbia.Duke treguar se zyrtarisht ka përfunduar fushata korre-shirjeve në Kosovë, Isuf Cikaqi, drejtori i Departamentit të Politikave Bujqësore në Ministrin e Bujqësisë ka thënë për KosovaPress se edhe pse nuk ka ende raport final për të dhënat e korre-shirjeve, Kosova këtë vit ka pasur sipërfaqe me grurë rreth 70 mijë hektarë, ose 14 mijë hektarë më pak se në vitin e kaluar. Po ashtu sipas tij, edhe rendimenti është më i ulët se në vitin e kaluar. Cikaqi tha se rendimentet sivjet ishin prej 3500-4000 kilogram për hektarë me një cilësi të mirë.

Ai ka arsyetuar se rënia e sipërfaqeve dhe sasisë së grurit është si pasojë e çmimit të ulët të grurit, ku për këtë Ministria nuk ka autoritet të ndërhyjë. Mirëpo, ai tha se prioritet më të madh Qeveria përkatësisht ministria e Bujqësisë ka për mbështetje financiare kulturën e grurit.

Cikaqi ka shtuar se po qesë do të kishte kushte të favorshme për monitorim, gjithsesi se do ishte më e dobishme mënyra e ndërrimit të mbështetës së fermerëve të grurit për rritjen e produktivitetit.

Temat:
Lexo të tjera