11:30 / E diel, 06 Gusht 2017

Ky është vendi shqiptar më i vizituar nga turistët në të katër stinët

Ky është vendi shqiptar më i vizituar nga turistët në të katër stinët

Voskopoja, në krahun perëndimor të qytetit të Korçës, është një nga qendrat më të bukura turistike në vend që vizitohet në çdo stinë.

Është e bukur në pranverë ku natyra, gjelbërimi dhe ngjyrat e stinës bëhen bashkë për të krijuar tablo natyrore mjaft piktoreske, në verë kur temperaturat janë ideale për të larguar të nxehtin dhe kaosin e qyteteve të mëdha; në vjeshtë ku e kaltra e qiellit, përzihet me ngjyrën e kuqërreme të gjetheve dhe të gjelbrën e barit mbi lëndina; në dimër me bardhësinë dhe mundësinë për të ushtruar sportet dimërore.

Djep i kulturës bizantine ndër shekuj, plot histori e trashëgimi monumentale, kulturë, art,  ashtu siç tregohet nga historia ka qenë një qytet i banuar që nga vitit 1330 që arriti kulmin e lulëzimit në 1764, kur kishte më shumë se 30.000 banorë, 24 kisha, akademi, bibliotekë dhe shtypshkronjë.

Shërbeu si urë lidhëse midis vendeve fqinje Greqi e Turqi. Shkatërrimin e parë e pati në vitin 1769, të dytin më 1789 dhe të tretin në 1916.

Sot ruan ende vlera të mëdha të artit mesjetar dhe copëza të shkëlqimit të dikurshëm me Kishën e Shën Athanasit dhe Manastirin e famshëm të Shën Prodhromit.

E para, që dikur ka shërbyer edhe si varrezë e qytetit, është kisha e katërt e të njëjtit tip, bazilikë me mbulesa të kurbëzuara, e ndërtuar në Voskopojë gjatë viteve 1721-1724.

Ndërsa Manastiri i Shën Prodhomit është themeluar në shekullin 14-të, gjatë periudhës së lulëzimit të Voskopojës. Voskopoja ka qenë djep i frymëzimit të poetëve e piktorëve të mëdhenj. E pozicionuar bukur mes kodrave, pyjeve me gjelbërim të përhershëm, Voskopoja është vendi ideal për t’u vizituar, në të gjitha stinët e vitit.

Gjen aty një pistë skish për dimër, ajër të pastër, mikpritje, çmime konkurruese dhe ushqim të shkëlqyer. Eshtë vendi ideal për zhvillimin e turizmit malor dhe llojeve të tjera të sporteve verore dhe  dimërore.

Pasi të keni vizituar objektet e famshme të artit bizantin që ruajnë ende vlera të rralla e të papërsërishme, mund të shijoni gastronominë tradicionale të zonës duke patur në krye të tryezës lakrorin e famshëm. Në Voskopojë i gjen të gjitha


Lexo të tjera