12:34 / E enjte, 05 Tetor 2017

Loshaj: Të rinjtë kosovarë të interesuar për të kryer praktikën në Gjermani

Loshaj: Të rinjtë kosovarë të interesuar për të kryer praktikën në Gjermani

Shumë të rinj kosovarë dhe nga vendet e rajonit kanë një ëndërr për të marrë njohuri dhe përvoja të ndryshme në vendet evropiane, konkretisht në Gjermani.

Një program praktikën i iniciuar nga Komiteti për Marrëdhëniet Ekonomike të Evropës Lindore (Ost-Ausschuss der Deutschen Wirtschaft) dhe Ministria Federale e Bashkëpunimit dhe Zhvillimit Gjerman në vitin 2003 me qëllim që studentëve të kualifikuar dhe të diplomuarve të rinj të u jepet mundësia të marrin tre deri në gjashtë muaj praktikë në kompanitë kryesore gjermane në Gjermani ne fusha të ndryshme.

Koordinatorja e programit për “Internship të Biznesit gjerman për vendet e Ballkanit Perëndimor”, në Kosovë, Erblina Loshaj, bëri me dije se që nga viti 2009 e deri sot gjithsejtë 22 kosovarë të fushave të studimit si: gazetari, ekonomi, shkenca kompjuterike, inxhinieri, ndërtimtari etj, kanë përfituar bursën për praktike 3-6 muaj në kompani të ndryshme në Gjermani.  “Aplikimi ka filluar me 1.10.2017 dhe vazhdon deri me 13.11.2017”, tha ajo për RTKlive.

Ndryshe programi për “Internship të Biznesit gjerman për vendet e Ballkanit Perëndimor”, ka disa kushte që duhet plotësuar për të fituar këtë mundësi për të kryer praktikën në Gjermani.

Anglishtja është parakusht për të aplikuar. Nëse kandidatët janë të interesuar në fushën e arkitekturës ose të së drejtës tregtare, kërkohet të kenë një të kryer kursin B2 në gjuhën gjermane. Aplikantët nga Shqipëria, Bosnja dhe Hercegovina, Kroacia, Kosova, Maqedonia, Mali i Zi dhe Serbia kanë të drejtë të aplikojnë për Programin. Nëse studentët kanë bërë një shkëmbim të tillë si Erasmus, ata kanë të drejtë të aplikojnë.

Ja fushat që mund të kryhet praktika

Praktika mund të kryhet në këto fusha: Financat, matematika financiare, kontabilitet, banka dhe sigurime, menaxhim, marketing, shitje, konsultim, ligji tregtar, logjistikë, inxhinieri industriale, menaxhim i cilësisë, gazetari, shkencat politike, studimet e gjuhës gjermane, inxhinieri mekanike, telekomunikacion, shkenca kompjuterike, inxhinieri mekanike, ndërtim i avionëve, mekanikë e saktësisë, inxhinieri civile, miniera, gjeodezi, klimë dhe teknologji e mjedisit, inxhinieri kimike, biologji, teknologji ushqimore, inxhinieri procesi, bujqësi, verëra dhe pemët në rritje.


Lexo të tjera