08:14 / E hënë, 02 Janar 2017

Mali i Zi, çmimi i energjisë më i ulët për 4.7 përqind

Mali i Zi, çmimi i energjisë më i ulët për 4.7 përqind

Çmimi i energjisë elektrike në Mal të Zi prej sot arrin 7.97 cent për kilovat orë, që është 4.74 përqind më pak në krahasim me çmimin e llogaritur deri më 31 dhjetor vitin e kaluar.

Elektroekonomia e Malit të Zi (EPCG) njoftoi se çmimi për amvisëritë me matjen njëtarifore është ulur për 7.61 përqind.

"Për konsumatorët e tjerë të shpërndarjes, në varësi të nivelit të tensionit, të përcaktuar nga çmimi përfundimtar, për konsumatorët prej 35 kilovolt (kV) arrin 5.1 cent për kilovat dhe është më i ulët për 5.52 përqind, derisa për konsumatorët dhjetë kilovatësh 3.31 përqind më i ulët", thuhet në njoftimin e EPCG-së.  Nga EPCG kanë thënë se çmimet e reja për konsumatorët shpërndarës, të cilat përfshijnë koston e energjisë elektrike, shërbimeve të rrjetit dhe tarifave, mesatarisht janë ulur me 4.5 përqind në krahasim me vitin e kaluar.Sipas Ligjit, çmimi i energjisë elektrike për amvisëritë dhe konsumatorët e vegjël të cilët nuk i përkasin kategorisë së amvisërive është i kufizuar në periudhën nga 1 janari 2017 deri në 2019, ndërkohë që çmimet e energjisë për konsumatorët e tjerë do të formohen në përputhje me kushtet e tregut.

Temat:
Lexo të tjera