08:26 / E enjte, 10 Gusht 2017

​Maqedoni, gjashtë milionë euro të tjera në bujqësi

​Maqedoni, gjashtë milionë euro të tjera në bujqësi

Dy konkurse publike për mbështetje të bujqve të rinj me gjithsej 10.000 euro mjete të pakthyeshme dhe për ngritje të mbjelljeve të reja disavjeçare, shpalli Ministria e Bujqësisë, Pylltarisë dhe Ekonomisë së Ujërave në Maqedoni.

Me këto dy masa të reja, siç informoi MBPEU, deri në fund të vitit do të mundësohet transferi i drejtpërdrejtë i gjashtë milionë eurove tek bujqit e vërtetë.Për dy konkurset aplikimi është vetëm në mënyrë elektronike. Kërkesat që nuk do të parashtrohen në atë mënyrë, nuk do të merren parasysh. Konkursi publik për shfrytëzimin e mbështetjes financiare për bujk të ri është me kritere të reja, të ndryshuara për aplikim, ndërkaq parasheh maksimalisht 600.000 denarë për shfrytëzues. 

Afati i fundit për parashtrim të kërkesave është 29 gushti i këtij viti.Konkursi tjetër, ndërkaq, ka të bëjë me vreshtat e reja disavjeçare dhe plantacionet me pemë dhe plantacionet disavjeçare me bimë aromatike dhe florë mjaltdhënëse në sipërfaqe të reja, për çka janë planifikuar deri 2.500.000 denarë për shfrytëzues, si dhe për furnizim të kafshëve nga organizata të njohura të kultivuesve nga Republika e Maqedonisë dhe nga importi, për çka janë projektuar deri 6.500.000 denarë. Mjetet janë dedikuar për plantacione të ngritura dhe kafshë të furnizuara nga 1 tetori deri më 31 dhjetor të vitit 2016 dhe prej 1 janarit deri më 31 gusht të vitit 2017. 

Mbështetja financiare paguhet sipas parimit të bashkëfinancimit të investimeve të përfunduara dhe paguara nga ana e shfrytëzuesit në vlerë prej 50 për qind nga vlera e shpenzimeve të pranueshme të miratuara për investime. Shkalla e bashkëfinancimit rritet në rastet kur kërkuesit janë bujq të rinj dhe kur investimi është lokuar në rajone me mundësi të kufizuara dhe bashkësi të paqasshme rurale deri në vlerën prej 75 përqind. "Duke pasur parasysh se konkursi me afat prej 29 shkurtit aspak nuk ishte publikuar, u dalim në ndihmë bujqve të cilët kryen ngriotje vjeshtore të të mbjellave në vitin 2016 dhe atyre që kryen ngritje pranverore në vitin 2017. 

Të gjithë ata do të mund të parashtrojnë kërkesë për subvencion deri më 1 shtator", thekson Ministria. Para këtyre dy konkurseve, të publikuara dje, MBPEU të premten, më 4 gusht, kumtoi se janë siguruar edhe plotësisht 10 milionë euro subvencione për bujqit, pemtarët, vreshtarët dhe blegtorët si mbështetje për rendimentet e zvogëluara nga vërshimet dhe ngrirja.

Lexo të tjera