07:12 / E martë, 18 Prill 2017

Mbahet Forumi i dytë i nivelit të lartë për energji

Mbahet Forumi i dytë i nivelit të lartë për energji

Ministria e Zhvillimit Ekonomik në bashkëpunim me USAID-in organizojnë Forumin e Dytë të Nivelit të Lartë për Energji “Strategjia e Energjisë dhe Liberalizimi i Tregut”. 

Forumi i këtij viti, “Strategjia Energjetike dhe liberalizimi i tregut”, sjell aktorët kryesorë së bashku, për të diskutuar Strategjinë Energjetike të Qeverisë së Kosovës, për të debatuar dhe komentuar mbi çështjet e rëndësishme lidhur me sektorin energjetik dhe për të sqaruar mundësitë dhe sfidat në këtë sektor. 

Në këtë forum do të prezantohen sfidat kryesore të sektorit të energjisë, Strategjia e Energjisë, iniciativa për liberalizimin e tregut të energjisë dhe përpjekjet e vazhdueshme për integrimin e tregut. 

Çelësi i zgjidhjes së këtyre çështjeve është: zëvendësimi dhe rehabilitimi i kapaciteteve gjeneruese, liberalizimi i tregut dhe integrimi rajonal si dhe promovimi i mëtejmë i energjisë së pastër. 

Për të lehtësuar përfshirjen e drejtpërdrejtë të pjesëmarrësve të interesuar, do të organizohen edhe fokus grupe të ndara për tema të ndryshme. 

Pjesë e forumit do të jetë Kryeministri i Republikës së Kosovës, Isa Mustafa, ministri i MZHE-së, Blerand Stavileci, ambasadori i SHBA-së, Greg Delawie, përfaqësuesit e Bankës Botërore dhe të Zyrës së Bashkimit Evropian në Kosovë, si dhe përfaqësues të tjerë të institucioneve të pavarura dhe organizatave që veprojnë në sektorin e energjisë. 

Temat:
Lexo të tjera