07:25 / E martë, 11 Korrik 2017

Mbahet takimi për sigurime bujqësore

Mbahet takimi për sigurime bujqësore

 Ministria e Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural, në bashkëpunimin me Projektin  ECA Agro-Financave i implementuar nga Korporata Financiare Ndërkombëtare,  Grupi i Bankës Botërore, organizon takimin e sektorit për sigurime bujqësore.

Qëllimi i projektit të IFC/ ECA Agro-Financave është rritja e qasjes në financa për prodhuesit e vegjël dhe të mesëm bujqësorë dhe zbutja e rreziqeve që lidhen me financimin e bujqësisë. 

Këto rreziqe sistematike do të zbuten nëpërmjet zhvillimit të një sistemi të sigurimeve bujqësore. 

Qëllimi i këtij takimi është që të prezantojë Projektin e Agrobiznesit të ECA-së për palët kyçe të Kosovës dhe të ndërtojë një platformë për diskutimet sektoriale në fushat potenciale për aktivitete të përbashkëta

Në këtë takim, merr pjesë edhe Ministri i MBPZHR-së, Memli Krasniqi dhe drejtues të institucioneve të tjera relevante në vend. 

Lexo të tjera