18:36 / E hënë, 13 Mars 2017

Ministria e Shqipërisë mbështetet Vala-n për platformën e informacioni

Ministria e Shqipërisë mbështetet Vala-n për platformën e informacioni

Telekomi i Kosovës, krahas pakos Alb1 dhe Alb 2, e cila për më pak se 5 euro, ofron për një javë 2 gigabajt internet, 30 minuta bisedë dhe mijëra sms, do lansojë aplikacion apo platformë online, e cila do ti ketë të gjitha informacionet e nevojshme turistike, kulturore, shëndetsore etj .

Drejtori i Telekomit të Kosovës- Vala, Agron Mustafa, takoi sot ministren e Zhvillimit Ekonomik, Turizmit, Tregtisë dhe Sipërmarrjes, Milva Ekonomi, nga i cili takim dolën zotime për rritjen e bashkëpunimit mes Shqipërisë dhe Kosovës, vecmas në sektorin e telekomunikacionit.

Drejtori Menaxhus i Telekomit të Kosovës, Agron Mustafa, i tha ministres Ekonomi, se janë në pregaditje e sipër për lansimin e platformës online të quajtur "Indredibile Albanians", platformë e cila do të përmbajë infomacione nga më të ndryshmet për të gjithë abonenenët e Vala-s që vizitojnë Shqipërin apo ata që vinë në Kosovë.

" Vitin e kaluar bëmë revulucion në komunikimin mes dy vendeve. Nga mbi 1 euro që ishte një minutë bisedë, e zbritëm në 10 cent. Gjithashtu ofruam pako javore për më pak se 5 euro e cila përmban 2 gigabajt internet, 30 minuta bisedë dhe mijëra sms, në mënyrë që qytetarët e Kosovës të mos kenë nevojë të ndërrojnë kartelën kur kalojnë kufrin, por me Vala-n t'i kalojnë edhe pushimet", tha Drejtori i Telekomit të Kosovës, Agron Mustafa.

Ai i sqaroi ministres Ekonomisë se me nisjes e sezonit turistik, Telekomi i Kosovës do t'iu ofrojë përdoruesve të saj edhe një aplikacion apo platformë online, e cila do t'i përmbajë informacionet më të rëndësishme dhe të nevojshme për ata që zgjedhin të pushojnë në bredetin shqiptarë.

' Para disa kohës në një takim me kryetarin e Bashkiës së Tiranës, Z Erion Veliaj, prezentova idenë e pakos dhe platformës online. Shfaqi pëlqim të jashtëzakonshëm dhe mori angazhim për të ndihmuar me të gjitha mjetet që platforma të jetë e pasur me informacione. Do te këtë informacione nga më të larmishmet. Duke filluar nga vendet e bukura që duhet vizituar,  jetën kulturore si kinemaja, teatrot, jeta e natës dhe pjesmarrja e grupeve të ndryshme.", tha tutje Drejtori i Telekomit të Kosovës, Agron Mustafa, duke shtuar se e njejta gjë do të vlejë edhe për qytetarët që vinë nga Shqipëria.

Edhe qytarët nga Shqipëria do të kenë informacione të njejta për Kosovën.

Nga ana tjetër, ministria, Milva Ekonomi, pasi e përgëzoi Drejtorin Mustafa për lirimin e jashtëzakonshëm të cmimeve të komunikimit, tha se ministria që ajo drejton do të jetë në mbështetje të gjitha projekteve.

" Ideja e një platforme është e jashtëzakonshme. Ju përgëzoj për nismën si dhe për pakot me cmimet e lira që ofroni. Vërtetë që keni bërë një revulucion në këtë drejtim. Gjatë sezonit turistik por edhe gjatë gjithë kohës do të kemi aktivitete të përbashkëta", tha Ministria e Zhvillimit Ekonomik, Turizmit, Tregtisë, dhe Sipërmarrjes.

Lexo të tjera