13:45 / E mërkurë, 05 Korrik 2017

OAK: Biznesi po përballet me barriera të shumta!

OAK: Biznesi po përballet me barriera të shumta!

Një delegacion i OAK-ut vizitoj disa kompani me qëllim të marrjes së informacioneve mbi barrierat që po i shkaktohen biznesit vendor.

Gjatë viztës së kompanisë Bibita Group, Labinot Gruda, pronar i kësaj kompanie: përmendi barrierat e shumta që po ka biznesi i tij, që nga mungesa e energjisë elektrike, akcizën që po i shkatërron prodhuesit e pijeve jo alkoolike, mungesa e vizionit të shtetit në miratimin e politikave fiskale.

Një problem tjetër me rëndësi që u theksua ishte se: “mos rregullimi i duhur i ekzekutimit të faturave, si nga shitësi po ashtu edhe nga blerësi, duke e pasur një zgjedhje ende pa shkuar në gjykatë.

Ndërsa Magjun Nikqi nga kompania Hartina SH.P.K. tregoj për barrierat që po i krijohen gjatë eksportit në Shqipëri, duke u detyruar që të pajiset me dy certifikata “fitosanitare”, si nga Kosova ashtu edhe nga Shqipëria.

Gjithashtu barrierë për eksport ka edhe kompania Trofta nga Istogu, të cilës i është pa mundësuar eksporti në Serbi i rasadit të peshkut, sepse organet Serbi nuk njohin dokumentacionin zyrtar të Kosovës.

Ndërsa kompania Sinalco, si të gjithë prodhuesit vendor të pijeve jo alkoolike ankohen për akcizën që u ka vënë shteti, 4.5 cent për litër, akcizë kjo e cila po i shkatërron biznesin.

Edhe pse jemi pjesë e CEFTA-s, produket vendore po hasin në shumë barriera eksport, çka do të duhej të ishte preokupim ditor i Insitucioneve tona.

OAK ju bënë thirrje çdo biznesi që ka barrierë në zhvillimin e afarizmit, që të jemi të bashkuar dhe të zëshëm në realizmin e kërkesave.

Lexo të tjera