12:15 / E mërkurë, 02 Gusht 2017

​OAK: Të shkarkohet urgjentisht bordi dhe menaxhmenti i KEK-ut

​OAK: Të shkarkohet urgjentisht bordi dhe menaxhmenti i KEK-ut

Oda e Afarizmit Të Kosovës të mërkurën nëpërmjet një konferencë për medie ngriti shqetësimet e saj për kolapsin energjetik të Kosovës.

OAK kërkoi nga Qeveria të emërojë Bord të ri profesional ne KEK dhe jo politik, si dhe të shkarkohet urgjentisht menaxhmenti aktual si fajtori kryesor për këtë kolaps energjetik.

 Hamdi Malushaj anëtar i Bordit të OAK-s tha se kolapsi energjetik ka nisur më herët insitucionalisht duke falimentuar sektorin energjetik

  “Kështu që kolapsi ka qenë projektuar nga akterë të ndryshëm. Sektori i energjisë është bazë edhe shkaktar i ngecjes ekonomike, ngase sektori energjetik është bërë barrë për bizneset. 4 hapat urgjent që duhet të ndërmerren për zgjidhjen e problemit energjetik në Kosovë: janë ndryshimi i strategjisë, të parashihet rindërtimi TC Kosova A në vend të rrënimit. Resurset energjetike në Kosovë janë përvetësuar në mënyra të ndryshme nga menaxhmenti i KEK për përfitime individuale", tha Malushaj.

Sipas tij, Kosova do të humbasë mbi 2 miliardë euro nga kolapsi energjetik. Drejtori ekzekutiv i OAK Ismet Mulaj tha se adresa kryesore e zgjidhjes së këtij kolapsi është Qeveria.

 “Qeveria të emëroijë Bord të ri profesional dhe jo politik, si dhe të shkarkohet urgjentisht menaxhmenti aktual si fajtori kryesor për këtë kolaps energjetik", tha Mulaj. Sipas tij rekomandohet urgjentisht të shpronësohen tokat private dhe të krijohen mundësitë që KEK të filloj shfrytëzimin e qymyrit në zonat ku është paraparë. ZRRE në asnjë mënyrë të mos mendojë për rritjen e çmimit të energjisë elektrike, sepse edhe ashtu sot Kosova ka çmimin me të lartë në Evropë.

 Ndërsa, Mulaj tha se OAK i bënë thirrje Prokurorisë që menjëherë të filloj hetimet për përfoljet e shumta për keqpërdorimet në KEK.

Lexo të tjera