07:39 / E martë, 29 Gusht 2017

OBT për tregtinë, Shqipëria e fundit në rajon

OBT për tregtinë, Shqipëria e fundit në rajon

Një raport me profilin tregtar të 190 ekonomive të ndryshme të botës, mes të cilave edhe Shqipëria, është publikuar nga Organizata Botërore e Tregtisë. Ky dokument është një ndër më të rëndësishmit në këtë sektor, dhe shërben si guidë për tregtarët dhe investitorët. Praktikisht kjo është kartolina e Shqipërisë për tregtinë.

Raporti i profilit të tregtisë 2017, flet me detaje, për thuajse çdo sektor të rëndësishëm të ekonomisë shqiptare, që ka lidhje të drejtpërdrejtë me tregtinë, si dhe jep një renditje. Sa i përket tregtisë, në drejtim të eksporteve, Shqipëria mban vendin e 131-të në botë. Sa i përket importeve, atë të 126-të. Së i përket shërbimeve tregtare, Shqipëria renditet në vendin e 99-të dhe 114-të respektivisht. Kjo tregon se, infrastruktura shqiptare është në favor të eksporteve, dhe jo të importeve.

Duke qenë se së fundmi, zona e përbashkët ekonomike mes 6 vendeve të Ballkanit Perëndimor është një refren i zakonshëm, krahasimi mes vendeve të rajonit, brenda këtij raporti është mjaft i rëndësishëm. Bosnje-Hercegovina është bindshëm më mirë se ne në tre nga katër indikatorët. Mali i Zi është më keq se Shqipëria, thotë Organizata Botërore e tregtisë, në të katër indikatorët.

Serbia është më mirë se Shqipëria në të katër indikatorët kryesorë, me një diferencë të ndjeshme. Maqedonia ndërkohë është më mirë se Shqipëria vetëm për import-eksport, ndërkohë që mbetet mbrapa sa i përket shërbimeve tregtare. Kosova ndërkohë, që është një ndër 6 vendet e zonës së përbashkët ekonomike, nuk merret në analizë nga organizata.

Lexo të tjera