18:32 / E enjte, 29 Dhjetor 2016

OJQ-ja italiane dhuron ilaçe për spitalet e Kosovës

OJQ-ja italiane dhuron ilaçe për spitalet e Kosovës

2800 pako me medikamente shumë të kërkuara në Kosovë, janë dhuruar nga Organizata italiane “Perigeo Onlus” për spitalet e Prishtinës, Gjakovës, Pejës, Prizrenit dhe Mitrovicës.

Kjo u realizua në sajë të përpjekjeve të mëdha dhe koordinimit në mes të Onlus, Komandës së Përbashkët Operative të stafit të shtabit italian të mbrojtjes, Detashmentit të Përbashkët Rajonal - Qendër (JRD - C) dhe kontingjentit italian të KFOR-it Grupi Luftarak Shumëkombësh Perëndim, të cilët i dorëzuan medikamentet në institucionet e Kosovës.

Lexo të tjera