07:25 / E mërkurë, 11 Janar 2017

Papunësia në Eurozonë mbetet në nivelin 9,8%

Papunësia në Eurozonë mbetet në nivelin 9,8%

Niveli i papunësisë në Eurozonë ka mbetur e qëndrueshme në muajin nëntor, në 9,8 për qind, më i ulëti që prej korrikut 2009, njoftoi të hënën zyra evropiane e statistikave, Eurostat.

Kjo përqindje është konform pritjeve të analistëve të pyetur nga ndërmarrësit e shërbimeve financiare “Factset”.

Në muajin tetor, niveli i papunësisë ishte tashmë 9,8 për qind pas 9,9 për qind në muajin shtator, ku arriti për herë të parë pas pesë vitesh nën 10 për qind.

Në krizën më të rëndë të borxhit, papunësia arriti nivelin rekord prej 12,1 për qind në muajt prill, maj dhe qershor 2013. 

Lexo të tjera