18:47 / E martë, 01 Gusht 2017

PBB-ja e eurozonës rritet për 0,6 për qind

PBB-ja e eurozonës rritet për 0,6 për qind

Prodhimi i Brendshëm Bruto (PBB) në eurozonë është rritur me 0,6 për qind gjatë tremujorit të dytë të vitit 2017, sipas një vlerësimi të agjencisë së statistikave të BE-së “Eurostat” të publikuar sot.

Gjatë tremujorit të kaluar PBB-ja është rritur me 0,5 për qind, raporton DPA.

Krahasuar me tremujorin e njëjtë të një viti më parë, PBB-ja e rregulluar sezonale është rritur me 2,1 për qind në eurozonë, pas një rritjeje prej 1,9 për qind gjatë tremujorit të kaluar.  Rritja e eurozonës është nën nivelin e rritjes ekonomike të SHBA-së gjatë tremujorit prill-qershor, ku Departamenti i Tregtisë raportoi një rritje vjetore prej 2,6 për qind. Ekonomia e 19 vendeve anëtare në eurozonë është rritur me ritmin më të shpejtë në 2017 krahasuar me gjashtë vitet e fundit.

Lexo të tjera