14:20 / E hënë, 19 Qershor 2017

Për pak muaj qytetarët nuk do mund të importojnë vetura më të vjetra se 10 vite

Për pak muaj qytetarët nuk do mund të importojnë vetura më të vjetra se 10 vite

Institucionet e Republikës së Kosovës në legjislaturën e kaluar kanë miratuar Ligjin 05/L-132 për automjete i shpallur në Gazetën zyrtare nr.15 të datës 11 maj 2017, sipas të cilit parashihet që pas një afati kalimtar të kufizohet vjetërsia e lejuar e veturave që importohen.

Më saktësisht, deri me datën 31.12.2017, vazhdon importimi i veturave pa kufizim të vjetërsisë sipas Vendimit të Qeverisë nr.16/20 me propozim të Ministrit të Financave të asaj kohe Avdullah Hoti. 

Pas kësaj date, nga 1 janari 2018, nuk do të mund të importohen vetura më të vjetra se 10 vite dhe që nuk plotësojnë standardin EURO 4 për normat e shkarkimeve në ajër, kufizim ky i përcaktuar me ligjin për automjete. 

Prandaj, qytetarët që planifikojnë të importojnë vetura duhet të marrin parasysh ndryshimin e kushteve të importit sipas ligjit të ri për automjete.

Lexo të tjera