19:43 / E mërkurë, 19 Prill 2017

Qeveria, 1 milion dollarë për komunitetet fetare

Qeveria, 1 milion dollarë për komunitetet fetare

Qeveria do të shpërndajë rreth 1 milion dollarë për komunitetet fetare në Shqipëri.Në Këshillin e Ministrave është miratuar vendimi që përcakton masën dhe përfituesit për financim nga buxheti i shtetit të këtyre bashkësive. 

Kështu, për Komunitetin Mysliman do të jepen rreth 300 mijë dollarë, për Kishën Ortodokse, atë Katolike dhe Kryegjyshatën e Bektashinjve rreth 220 mijë dollarë për secilën. 

Paratë shkojnë kryesisht për mbulimin e një pjese të pagave të administratës së këtyre komuniteveve, duke përfshirë dhe punonjësit e institucioneve arsimore që kanë në varësi.

Lexo të tjera