13:32 / E diel, 09 Korrik 2017

Qytetarët të pa interesuar t’u falet borxhi, nuk aplikojnë as gjysma

Qytetarët të pa interesuar t’u falet borxhi, nuk aplikojnë as gjysma

As gjysma e qytetarëve që kanë borxh në KEK dhe në ujësjellësin Rajonal Prishtina nuk kanë aplikuar për t’u falur borxhet e vjetra.

Afati i fundit për të përfituar nga falja e borxheve është 1 shtator, ndërkohë që zyrtarë të ATK-së kanë bërë thirrje që të aplikojnë deri në datën e caktuar në mënyrë që të përfitojnë nga ligji për faljen e borxheve.

Zyrtarët e ATK-së kanë thënë se nga  1 janar  deri tani janë falur borxhe në vlerë prej  12.5 milionë euro.

Në Korporatën Energjetike të Kosovws  deri më tani janë falur 101 milioneuro borxh ose 40 përqind të konsumatorëve,  të cilët kanë qenë në listën e faljeve të borxheve.

 Drejtori i Zyrës për informim në KEK Skender Bucolli tha  se nga falja e borxheve kanë përfituar rreth 117 mijë e 500 konsumatorë. Sipas tij si vlerë e paraparë për falje janë  262 milionë euro.

Lexo të tjera