10:18 / E diel, 27 Gusht 2017

Rama: Koleksioni i rrallë i thesarit të artit shqiptar (Foto)

Rama: Koleksioni i rrallë i thesarit të artit shqiptar (Foto)

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama publikoi sot fotografi nga koleksioni i rrallë i thesarit të artit shqiptar, me 66 vepra nga autorë të mirënjohur.

Duke uruar një ditë të mbarë për të gjithë ndjekësit e tij në rrjetin social “Facebook”, Kryeministri Rama paraqiti foto nga koleksioni i rrallë i thesarit të gjetur e të shpëtuar të artit shqiptar, me 66 vepra nga autorë të mirënjohur si Odise Paskali, Zef Kolombi, Vangjush Mio, Vilson Kilica etj.

Pas restaurimit të plotë, sipas Ramës, këto vepra janë tanimë pjesë e fondit të Galerisë Kombëtare të Arteve dhe në dispozicion për publikun si një ekspozitë e posaçme


Lexo të tjera