14:04 / E shtune, 12 Gusht 2017

​Rriten shkëmbimet tregtare Kosovë-Shqipëri

​Rriten shkëmbimet tregtare Kosovë-Shqipëri

Shkëmbimet tregtare mes Kosovës dhe Shqipërisë për shtatë mujorin e këtij viti janë rritur me rreth 30 për qind. Ky fakt është bërë i ditur nga ambasadori i Shqipërisë në Kosovë, Qemail Minxhozi, i cili e ka quajtur lajm të mirë rritjen e shkëmbimeve tregtare mes dy vendeve.

Sipas të dhënave për shtatë muaj të këtij viti në Kosovë janë importuar mallra nga Shqipëri në vlen prej 82 milionë euro, përderisa në periudhën e njëjte të vit të kaluar ishin 62 milionë euro. Ndërsa, eksporti i mallrave të Kosovës në Shqipëri për këtë periudhë ka arritur në rreth 27 milionë euro, derisa në periudhën e njëjtë të vitit të kaluar ishte 19 milionë euro.

Ai po ashtu tha se edhe eksportet e Shqipërisë në Kosovë janë rritur për 31 përiqnd.

Sipas tij, këto të dhëna tregojnë që shkëmbimet tregtare kanë filluar të rriten dhe kjo ka shumë rëndësi për të dyja vendet.

Minxhozi është ndalur edhe tek turizmi, ku ka thënë se këtë vit në Shqipëri ka një bum turistik.

Ai ka shtua se vetëm gjatë një dite kanë lëvizur nga Vërmica në drejtim e të Shqipërisë, në plazhet e Shëngjinit, Velipojë dhe Durrësit 8 mijë e 400 mjete, dhe po kaq janë kthyer në darkë në territorin e Kosovës.

Sipas tij, çdo ditë ka lëvizje rreth 35-40 mijë qytetarë të Kosovës që shkojnë në drejtim të Shqipërisë.


Lexo të tjera