11:50 / E shtune, 05 Gusht 2017

​Rritet numri i turistëve në Mal të Zi

​Rritet numri i turistëve në Mal të Zi

Në Mal të Zi aktualisht janë duke qëndruar më shumë se 190.000 turistë, ose dhjetë për qind më shumë se sa vitin e kaluar, ka bërë të ditur Ministria e Turizmit e këtij vendi.

Në ministri dhe organizatën nacionale për turizëm thanë se numri më i madh i turistëve janë nga Rusia dhe Serbia.

Edhe përkundër kampanjës negative në mediat ruse dhe marrëdhënieve jo të mira në relacionin  Podgoricë- Moskë, numri i turistëve rusë nëpër hotele është katërfishuar.

Sipas pohimeve të organizatës nacionale për turizëm, turistët nga Rusia në gjashtë muaj e parë kanë realizuar më shumë se 179.000 net.

Të dhënat po ashtu tregojnë për rritje të numrit të turistëve nga Britania e Madhe, Franca, Gjermania, Holanda dhe shteteve skandinave, Danimarkës, Suedisë dhe Finlandës, 


Lexo të tjera