13:49 / E enjte, 16 Mars 2017

Rritet prodhimi i naftës në Shqipëri

Rritet prodhimi i naftës në Shqipëri

Rivënia në përdorim e rafinerisë së Ballshit ARMO, ka bërë që prodhimi i naftës vendase të ulë ndjeshëm importet.

Sipas të dhënave zyrtare, muaji janar nisi me 40% më pak importe se e njëjta periudhë e një viti më parë. Ndërsa në pikat e karburnatit në tregjet e vendit, është shtuar sasia e naftës së prodhuar në vend.

Të dhënat statistikore tregojnë se importi i karburanteve ra ndjeshëm në janar. Në këtë periudhë u importua gati 40% me pak naftë ose me pak se 22 mijë ton krahasuar me janarin e vitit 2016.

Lexo të tjera