14:40 / E enjte, 13 Korrik 2017

Shoqëria kosovare po ndërron qëndrimet dhe praktikat rreth të drejtës së grave në pronë

Shoqëria kosovare po ndërron qëndrimet dhe praktikat rreth të drejtës së grave në pronë

Kosova në të kaluarën kishte një sistem të pastër patrilineal tëbartjes sëtrashëgimisë tek pasardhësit, që do të thotë se tradicionalisht prona bartej vetëm tek pasardhësit burra. Ky zakon është bartur me inercion edhe në kohën e sotme për shkak tëpaternalizimit të vlerave nga burrat. Duke qenë se nëtë kaluarën bartja e trashëgimisëbëhej vetëm tek pasardhësit burra dhe duke qenë se kryesisht prona fitohej si rrjedhojë e trashëgimisë, kjoka ndikuar që si pasojë të kemi njënumër të vogël të grave që kanë pronë.

Mirëpo, sipas studimeve të bëra së fundi nga USAID-i në Kosovë, rezulton se qëndrimet dhe praktikat rreth të drejtës së grave në pronëpo ndërrojnë dhe se zakoni i bartjes së trashëgimisë vetëm tek burrat ka filluar të humbas popullaritetin në shoqëri.

Më saktësisht, gjetjet nga këto hulumtime tregojnë për gati një dyfishim të numrit të grave që trashëgojnë pronë, brenda një periudhe prej dy vitesh. Nga vetëm 3.8 përqind të grave që kishin pronë të trashëguar nëvitin 2015, ky numër është rritur në 7.5 përqind në vitin 2017.

Sipas po të njëjtit studim, ndryshimi kryesisht vjen si rrjedhojë e fushatës informuesetë udhëhequr nga Programi i USAID-itpër të Drejta Pronësore,si dhe diskutimeve publike për ndryshim të infrastrukturës ligjore në favor të barazisë në këtë fushë. Si rezultati fushatës së bërë nga ky Program i USAID-it , fushatë kjo e cila ka pasur shtrirje tek 76 përqind e ekonomive familjare në Kosovë, përqindja e njerëzve qëkanë deklaruar se i përkrahin të drejtat e barabarta në pronë për gratë dhe burrat është rritur nga 64 përqindsa ishte në vitin 2015, në 73 përqind në vitin 2017. Ka pasur poashtu një rritje të përqindjes së njerëzve që tashmëkanë njohurimbi të drejtat e tyre pronësore prej 27 përqind në vitin 2015, në 51 përqind në vitin 2017, e në veçanti, 23 përqind më shumë e grave tanimëkanë njohurimbi të drejtat e tyre pronësore.

Në parim, njohuritë mbi një çështje ndikojnë që të braktiset mendimi stereotipizues dhe të krijohen parakushte për mendimin e mbështetur në fakte.Nga faktet më bindëse për rrëzimin e stereotipeve mbi relacionin grua –pronë mund të jetë se 9 përqind e grave kanë arritur që të blejnë pronë. Kështu, numri i grave me një apo më shumë prona në emrin e tyre është rritur nga 18 përqind në vitin 2015 në 20 përqind në vitin 2017. 

Ndryshimi  i zakoneve dhe praktikave kulturore është një proces i natyrshëm dhe i pashmanghëm për çdo shoqëri. Qëndrimet, besimet, idetë, zakonet, dhe praktikat kulturore janë të gjitha produkt i mendjes së njeriut, pra janë konstrukte sociale. Zakonet burojnë nga nevoja e shoqërisë për të rregulluar ndërveprimin midis njerëzve dhe për të krijuar stabilitet social. Por, në procesin e zhvillimit të çdo shoqërie disa zakone dhe praktika kulturore e humbin funksionin e mëparshëm dhe rrjedhimisht duhet të zëvendësohen. Nuk ka asnjë dyshim se tanimë zakoni i bartjes së trashëgimisë vetëm tek burrat është një zakon që ka humbur çfarëdo funksioni që mund të ketë pasur në të kaluarën. Çfarëdo përpjekje për ruajtjen e një zakoni të tillë, në kontekstin e sotëm social, shpie te fenomeni i njohur si “ndërgjegje e dyfishtë”, që nënkupton se një individ njëkohësisht ka besime dhe qëndrime që janë kontradiktore mes vete. 

Së fundi, hulumtimet e Programit të USAID-it për të Drejtat Pronësorejapin indikacione të bazuara se numri i grave që do të kenë pronë në emrin e tyre do tërritet me një ritëm të shpejtuar. Brenda dy viteve të fundit ka pasur një rritje domethënëse të numrit të grave që kanë paraqitur kërkesa për shqyrtim të trashëgimisë, nga vetëm 0.3 përqind në vitin 2015 në 3.0 përqind në vitin 2017. Poashtu, ka pasur nje rritje të numrit të grave që janë bërë pronare të pronës së përbashkët nga 6 përqind në vitin 2015 në 9 përqind në vitin 2017. Të dyja këto të dhëna japin indikacione se me progresin që mund të bëhet në drejtim të formalizimit të të drejtave pronësore, numri i grave që do të kenë pronë të regjistruar në emrin e tyre do të rritet.

Me një trend të tillë do të krijohet terreni i përshtatshëm social që barazia në pronë e burrave dhe grave të shndërrohet në vlerë dhe zakon.

Për më shumë informata klikoni këtu.

Driton Zeqiri, Specialist për Monitorim dhe Vlerësim tek Programi i USAID-it për të Drejtat Pronësore

Korrik, 2017

Artikull i sponzorizuar

Lexo të tjera