16:34 / E martë, 10 Tetor 2017

Studime Universitare dhe Certifikim profesional nga Kolegji GLOBUS dhe Instituti KAF

Studime Universitare dhe Certifikim profesional nga Kolegji GLOBUS dhe Instituti KAF

Kolegji i Menaxhmentit Internacional “Globus” ka arritë marrëveshje bashkëpunimi me Institutin për Kontabilitet, Auditim dhe Financa (KAF) – Prishtinë me qëllim të ofrimit të arsimit cilësor për ngritje akademike dhe zhvillimit të karrierës profesionale në fushën e Kontabilitetit dhe Auditimit. 

Përmes kësaj marrëveshje palët janë dakorduar për bashkëpunim dhe njohje të ndërsjellët të programeve, sepse me rastin e diplomimit studenti përfiton Diplomë Universitare nga Kolegji Globus në programin e studimeve Bachelor Biznes dhe Menaxhment me specializim në Kontabilitet dhe Auditim dhe Certifikim profesional të nivelit të parë “Teknik i Kontabilitetit” nga Instituti KAF.

Kjo marrëveshje i kontribuon ngritjes cilësore akademike dhe profesionale të aftësive dhe shkathtësive të studentëve në mënyrë që të jenë sa më të përgatitur për t'ju përgjigjur kërkesave të tregut të punës.

Lexo të tjera